Header Ads

Yll Limani - Një prej talenteve të reja më të veçantë në vend




Yll Limani është një prej talenteve të reja më të veçantë në vend i cili u zbulua në konkursin “The Voice”. Momentalisht maturant në Prishtinë ai përgatitet të hedhi hapin e parë të rëndësishëm drejt jetës dhe nuk duket se do ta ketë të lehtë. Në mëdyshje për të zgjedhur midis këngës dhe shkollës, muajt e ardhshëm do jenë testi më i vështirë që ai ka dhënë ndonjë herë. Teksa ne bëheshim gati të fillonim këtë intervistë, ai sapo ishte kthyer nga provimi i TOEFL dhe po ndiqte një prej netëve finaliste të “The Voice” (Kjo intervistë u bë përpara finales). Një vit më vonë, ja sesi ka ndryshuar jeta e konkuruesit më të suksesshëm të këtij spektakli.


Albaniac: Përshëndetje Ylli si po ja kalon?

Yll Limani: Mirë, super! Si një 18 vjeçar duke jetuar jetën si është më së miri.

Si po të duket jeta në Prishtinë?

Jeta në Prishtinë është çuditërisht gjithmonë e gjallë, ndonjëherë më kap një lloj mërzie dhe mbyllem në shtëpi, mirëpo Prishtina nuk fle, nuk ndalet, nuk pushon anjëherë.

Shqiptarët po thonë që ma mirë e bëjnë, por mua po më duket sikur s’janë dhe aq mirë gjërat...

Shqiptart e bojn mas miri, kjo ka me qënë gjithmonë shumë e vërtetë. Gjithçka bojm mirë na lol!

Europes dreqit, s’po i mbushet mendja hahahaha!

Do i mbushet një ditë dhe kur ti mbushet do i mbushet mirë. Po për këtë duhet të punojmë dhe japim gjithçka nga vetja të gjithë!

Si mendon se dole në TOEFL?

Tre herë në javë mbaj nga dy orë ushtrime dhe teste pafund, por çdo të premte e mbyllim javën me teste, teste, teste! Falë Zotit kam Edin si mësues, një njeri shumë pozitiv dhe të dashur dhe gjithçka po ecën mirë, përndryshe, më dhemb koka pas çdo leksioni.

Të pyeta, sepse kur më the po që sapo dhe testin, mendova se të duhet për të vazhduar mësimet jashtë vendit apo do i vazhdosh edhe studimet e larta në Kosovë ?

Unë jam maturant dhe ky vit është viti më i rëndësishëm për mua. Gjithmonë kam pas ëndërr të studioj në Londër, por pse jo edhe në Amerikë? Gjithsesi, varet se sa punoj dhe do shohim.

Për çfare ke ndërmend të studiosh? Po me këngën çdo bëhet?

Epo kjo është pika ku unë ngec. Po të zgjedh të studioj jashtë vendit, nuk guxoj as të pyes veten se ç’do ndodhëme karrieren time muzikore. Dua tq studioj diçka qq nuk ka tq bqj asgjq me muzikën. Shkencat juridike apo ato politike ndoshta, por kam kohë të vendos dhe do të tregoj për çdo të re.

Megjithatë momentalisht, kënga duket se zë vendin kryesor në jetën tënde të paktën në sipërfaqe apo në syrin e publikut dhe viti që shkoi ka qënë mjaft i suksesshëm për juve. Gjithashtu kam vënë re që nga të gjithë pjesmarresit në “The Voice” ju keni rezultuar më i suksesshmi, të tjerët sikur kanë humbur.

Absolutisht!Kënga zë vendin kryesor në jetën time për momentin dhe 2012-ta më solli shumë fat. Një vit që më ndryshoi jetën. Sa i përket çështjes post-Voice, këtë më thonë të gjithë! Voice është vetëm një trampolinë, pastaj sa hidhesh, si hidhesh dhe si do të fluturosh i përket gjithseicilit të përgjigjet me punë.

Dmth, mendoj se është një program shumë i realizuar, me zëra shumë të talentuar, por si dhe “Big Brother” njerzit i mbajnë mend thjesht për pjesmarrjen e duket sikur jane venitur. Asnjëri s’ka publikuar një këngë hit...A po e ndjek këtë vit?

Po, e ndjek regullisht dhe po e ndjek në momentin që po flasim! Ka zëra të mrekullueshem dhe gëzohem sa moshtarë të mi kanë ku të shprehin talentin e tyre!

Kë preferoni më tepër nga ky edicion?

Preferoja Edonën por ajo u largua. Eltoni di të bëj zgjedhje të çuditshme! Tani bëj tifo për Jozefinën, Dinon, Lindin, Venerën, Matejin, Mjellmën. Mendoj që e fiton ekipi i Sidritit ose do ndodhë mrekullia dhe fiton Jozefina!

Ose nëse nuk fiton mund ta përkrahni duke bërë një duet me te? 

Me shumë qejf do shkruaja një  këngë për mua dhe Jozefinen! Babai më ka thënë të marr grua nga Shkodra kështu që nuk i dihet... lol.

Dhe kjo nga Shkodra është? Të gjitha Jozenfinat shkodrane qënkan! Ha! Pas suksesit të “Lart mbi yje”, çfarë projekti ke në duar? E kam shume qejf atë këngë!

Faleminderit! Pas “Lart mbi yje” kam filluar të punoj në projekte të reja! Publikova “Mos më harro”, një baladë që e bëra për festivalin e RTVSH, por në fund për shumë arsye nuk e dorëzova! Dua t’i bëj një videoklip, sepse e kam për zemër atë këngë! Projekti më i afërt do jetë me dy producentet më me zë këtej nga Kosova për momentin, Zzapin dhe Chrisin, projekt me të cilin synoj Top Festin!

Po për album apo është herët të flasim?

Dhe punën e albumit kam filluar ta mendoj seriozisht! Nuk e di sa ecen një album në tregun e sotëm shqiptar, por albumi është në plan, patjetër!

Ndërkohë që ju shpesh herë publikoni në kanalin e YouTube këngë të artisteve të huaj kënduar prej jush, të cilat dhe jane vlersuar nga ata artistë. Ndoshta kjo është një shenjë për të tentuar dhe në tregun e huaj? Po personalisht të kanë kontaktuar?

Kam marr e-mail nga njerëz të ndryshëm nga Amerika, nga njerëz të cilët janë në kontakt me shtëpitë diskografike më të mëdhaja në botë. Më duhet vetëm të gjej njerëz të cilët do besojnë bashkë me mua në realizimin e ëndrrave të mija! Sshpresoj ti gjej këtu në Kosovë dhe Shqipëri së pari...

Besoj se me punë ja arrin gjithçkaje, aq më tepër kur vëj re që ke një bazë fansash të fuqishëm të cilët të përkrahin jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Patjetër! Me punë arrihet gjithçka, por ndonjëherë të duhet dikush që beson në vlerat tua! Falë Zotit kam një numër të konsiderueshëm njerzish që më përkrahin nëpër rrjete sociale ( refuzoj ti quaj fansa se më duket vetja shumë... idiot ndoshta, që ti mendoj si fansa ) dhe edhe me ndihmën e tyre mendoj që do ia arrij disi.

Ç’lidhje keni ju me Justin Bieber? Po shikoja disa komente poshtë videove tuaja që shkruanin “Më solli Justin Bieber këtu” a diçka e tille... për çfarë bëhet fjalë?

Nuk e di, Justin Bieber u popullarizua brenda natës dhe e njëjta gjë ndodhi dhe me mua, menjëherë pas publikimit të “Lart mbi yje”! “The Voice” ishte çfarë ishte, mirëpo “Lart mbi yje” ishte vula! Pastaj Justin, ka mbi 90 % publik femër dhe e njëjta gjë paragjykohet dhe me mua, por në koncerte të mia unë shoh një numër të madh djemsh që vijnë dhe pastaj në Youtube në statistikat e klikimeve 64 % janë djem... kështu që... përndryshe Justin Bieber është shumë cool!

Del që janë djem, sepse të gjithë internetin në shtëpi në emrin e babait e kanë hahahhahaha!

Ke të drejtë! Hahahaha!

Unë shikoj komentet dhe vajzat janë më të çmendurat pas teje, që më çon në pyetjen tjetër. “Sami Frashëri” është një shkollë shumë e njohur në Prishtinë. Ju patjetër jeni një prej nxënësve më popullor aty! Si po i kaloni ditët e fundit të shkollës? Si ju trajtojnë mësuesit, nxënësit, DREJTORI lol!!!

“Sami Frashëri” njihet në gjithë Kosovën si shkolla më cool me femrat më të bukura lol dhe pastaj mesatarja e suksesit të nxënësve është shumë e lartë, gjithmonë mbi 97 %! Ditët e fundit po i kaloj me dhjetra mungesa pa arsye dhe me nota jo fort të mira! Profesorët më trajtojnë mirë, më trajtojnë njësoj, por më shikojnë pak ndryshe! Përndryshe, po punoj fort me aq forcë dhe kohë sa kam të dal sa më mirë në fund. Drejtori më ka qejf kështu që nuk kam arsye të brengosem... lol.

Shpresoj pas kësaj interviste mos të të thërrasin në drejtori hahahahahha!

Epo nuk do ishte ndonjë gjë e re për mua HA!

AHA! Dmth ose ti je pak mistrec ose drejtori vdes për zërin tënd... S’ka problem, vajzat i duan çunat“pak te keqinj” hahahhahaha

Jam pak mistrec dhe drejtori nuk me ngjan si tip qe sheh shume televizor! duhet tkete degjuar per mua lol dhe nuk jam djale fort i keq, jam kur duhet :)

Të pashë në “Prive” që tregoje se ishe momentalisht i dashuruar me jetën, muzikën etj, etj ...po me ndonjë vajzë more?

Ajo përgjigje ishte kot hahaha dhe nuk jam i dashuruar. Kam ende kohë, jam i ri o burrë!

Po jo mo, nuk po flisja për nuse shtëpie dhe Romeo e Zhuljeta adoleshentë ishin...dhe ne adoleshente kemi qenë, po vallaj ... kisha idenë se adoleshentet e sotëm ishin më të rrezikshëm...

Sot vajzat janë bërë shumë inteligjente hahaha! Kërkojnë qysh në moshë të re të rehatohen dhe prandaj kam kujdes shumë hahhaha!

Krizë ekonomike gjithandej ha hahaaaahaha!

Eeeh pra! Hahaha!

Meqë po flasim pëe adoleshentët. Si mendon se ndryshon brezi i juaj nga brezet disi më të vjetër, qoftë në pikpamjet për të ardhmen, mënyrën e të menduarit, jetuarit, por dhe shi- jet muzikore e në të veshur?

Normalisht ndryshojmë kokë e këmbë! Brezat më të vjetër jetonin sot për nesër për arsye politike që i dimë të gjithë, pastaj ishin edhe më të kufizuar në lirinë e të shprehurit! Megjithatë edhe pse të kufizuar dhe të shtypur, prapë bënë muzikë, bënë letërsi dhe normalisht krenohemi që jemi pasardhës të tyre.

Që do të thotë se ka shpresë se nuk është e largët dita kur shqiptarët jo vetëm do këndojnë, por vërtetë do ta bëjnë më së miri?

Shqiptart do e bejme përnjëmend më së miri dhe ka shpresë! Jemi popull i mençur dhe do i realizojmë ëndrrat tona... por duhet të punojmë!

Albaniac 02/2013 © Elbino



No comments

Powered by Blogger.