Header Ads

Greta Koçi - Intervistë





Ka nje kenge qe edhe pse kane kaluar vite nga publikimi i saj une nuk e heq dot nga iPod dhe here pas here e degjoj me shume qejf.Ajo eshte “Kam mall” e Greta Kocit.Kur u prezantua tek “Kenga Magjike” pothuajse femije, terhoqi vemendjen me zerin e saj te fuqishem dhe prezantimin skenik.Aq shume me ka pelqyer ajo kenge,saqe gjithmon kisha te fiksuar ne mendje sikur ishte vlersuar ne kete festival dhe me cmim.DUH! Sot,nje prej artisteve me me shume cmime “nen sqetull”, Greta eshte nje prej kengetareve me te vlersuara dhe me popullore ne Shqiperi.Pas fitores se cmimit te madh ne TopFest ajo ka pranuar ti pergjigjet pyetjeve te Albaniac me nje maturitet qe na la pershtypje dhe jo me kot na beri ti vendosnim kesaj interviste titullin:

GRETA THE GREAT! 



Elbino:Greta suksese për fitoren në Top Fest. Ku jeni në këto momente dhe çfarë jeni duke përgatitur?


Greta:Faleminderit! Në këto momente ndodhem në shtëpi, ora është 20.00 e datës 12 qershor 2007. Në këto momente po rifreskoj kujtesën duke lexuar disa nga librat shkollor, pasi edhe tre ditë përfundoj vitin e dytë shkollor.


 

Sapo keni fituar një tjetër çmim të madh, pas atyre në Kënga Magjike dhe Mikrofoni i  Artë. Jeni ndoshta e vetmja këngëtare që këto vite keni fituar kaq shumë çmime të rëndësishme në një kohë kaq të shkurtër.Si ndiheni?


Sinqerisht ndihem shumë e lumtur që kam fituar dy çmime të para, “Mikrofonin e Artë” më 7 tetor 2006 dhe “Top Fest 4” më 27 maj 2007.

Ju në vlerësim çmimesh përmendni si fituese çmimi edhe festivalin e Këngës Magjike. Unë të falenderoj, por e ke gabim si statistik, por jo si vlerësim. Mesa duket kënga ime pjesëmarrëse në festivalin e “Këngës Magjike 2005” me titull  “Kam Mall”, pasi është bërë hit në publik ju mendoni me të drejtë se duhet të ketë marrë çmim. E keni gabim pasi kjo këngë nuk është futur as në finale nga juria “Gjebrea”, por dhe keni të drejtë sepse kjo këngë më ka dhënë çmimin e publikut, çmime të cilat vetëm të tilla i dëshiroj.

 





Fatkeqësisht fitorja në “Top Fest” u shoqërua me shumë polemika të panevojshme. Cila është përgjigja juaj ndaj tyre?


Në një garë ka fitues dhe të humbur. Është shumë e rëndësishme që humbjen ta pranosh me shumë dinjitet, qetësi dhe kulturë. Humbja është e dhimbshme dhe sinqerisht më vjen keq për të humburit. Garat vazhdojnë çdo vit dhe sejcili ka mundësiqë me punë të jetë fitimtar. Në të gjitha kompeticionet botërore, me aq sa di unë, çmimet e para gjithmonë kontestohen, por në përputhje me kulturën e të humburit konkurent, në rastin konkret kultura e të humburve në Top Fest 4 e humbi ekuilibrin e gjykimit!!

Unë fitova një çmim shumë të madh, atë të publikut.

 

Jeni vetëm 16 vjeçe dhe keni arritur një sukses që çdokush do ja uronte vetes. Ka qenë thjesht fat apo një punë  dhe investim shumë i madh nga ana juaj dhe e stafit që qëndron pas jush?


Duhet të kemi parasysh që fati ka një kuptim tjetër, por apsolutisht ekziston në raste të tilla. Në një karrierë të tillë talenti dhe një punë e jashtëzakonshme jep këto rezultate në rritje. Fati im është që kam dy prindër specialistë në këtë fushë (muzikës) por dhe një kulturë të avancuar që prodhon vetëm cilësi në rritje të edukimit tim. Fat është edhe talenti im në fushën e këngës, si rezultat i trashëgimisë së një geni. Puna profesionale në mënyrë kronologjike dhe të pandërprerë sjell absolutisht suksesin. Sigurisht që një staf profesionist që punon për suksesin tim është çelësi kryesor i fitores, sepse përzgjedhja e një krijmtarie, kompozicioni në përputhje me kërkesat e kohës, të cilësisë së interpretimit tim, vokal, teksti, koreografia, luku dhe shumë faktor të tjerë përbëjnë investimin më të madh krijues sesa atë monetar.

 

Ju morët pjesë në festivalin e këngës në RTVSh ku ishit dhe një ndër më të preferuarat, por nuk fituat çmimin e madh. Keni folur se dëshironi të shkoni në Eurosong. Do konkuroni sërisht këtë vit?


Po! Unë dhe stafi po punojmë që triumfi i radhës të jetë festivali i fundvitit me qëllimin e vetëm konkurimi në Eurovision. Sigurisht nqs e meritoj unë dhe kënga që do të përfaqësoj.


  



Këngët tuaja tashmë gjenden dhe në listën radiofonike europiane. Mendoni se jeni gati për të depërtuar në tregun botëror të muzikës? Ndonjë përpjekje specifike?


Fatmirësisht nga një shtëpi diskografike amerikane është përzgjedhur për compilation kënga e albumit tim “Kërcim Dashurie” e kompozuar nga kompozitori i mrekullueshëm Genti Lako. Kjo këngë është shpërndarë në të gjitha radiot e botës me të drejtë ekskluzive nga Radio Ventures në SHBA. Të gjitha këngët e mia në audio dhe video janë paraqitur në katër shtëpi diskografike në Angli në një konkurim vlerësimi.


 

Kur morët çmimin ndryshe nga këngëtarët e tjerë ju kënduat një fragment live. Ishte diçka e rastësishme apo e bëtë për ti provuar publikut që ju dini shumë mirë të këndoni live dhe që vërtet e meritonit 100% çmimin?


Jo, ishte thjesht instikti im i të vepruarit momental.

 


Në lajmet e Top Channel, reagimi juaj kur u shpallët fituese u komentua si fallso, sepse siç u tha aty, nga klasikimet paraprake ju duhej ta dinit që do fitonit. Personalisht ky koment mu duk i pavend, po juve?


Edhe unë u çudita nga qëndrimi kontradiktor  në lajmet e Top Channel. Nuk mund të kuptoj se ku ishte qëllimi i këtij qëndrimi, por unë fitova çmimin e parë në festivalin që organizon vetë Top Channel.


 

Media ka krijuar një “konflikt” fallso midis jush dhe Ponit. A keni pasur rastin ta takoni pas natës finale apo ti uroni njëra-tjetrës për fitoren?


Ponin nuk e kam takuar që mbas festivalit, por dua të them që kam marëdhënie shumë të mira me të. 

 


Dëgjoj që jeni duke zhvilluar një turne. Ne cilat qytete shtrihet turneu dhe a do shkoni në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Po në Amerikë do na vini?


Është e vërtetë që kam filluar një tur koncertesh në të gjithë Shqipërinë si suprot i albumit tim “Mos shiko tjetër”. Planifikimi i këtij turi është bërë edhe për jashtë Shqipërisë, por në Amerikë nukë shtë planifikuar.


 

Suksesi ne TopFest a do pasohet dhe me nje album te ri? E di që është pak herët për të folur, pasi ju në fund të ’06 publikuat albumin tuaj të parë, por jemi kurioz të mësojmë  : )


Krahas projekteve të pjesëmarrjes në konkurime si Top fest dhe Festivali Kombëtar, krijimi i një kënge dhe videoklipi për konkurimin në tregun muzikor në verë 2007, turneun që shpjegova më sipër dhe koncerte kontraktuale, po pergatis këngë të reja për të dalë me albumin tim të ri në qershor të vitit 2008.

 


Po për këngën fituese “Sa me lodhe” a do ketë një videoklip?


Jo, pasi këngët që ne nxjerrim në transmetim (festivale) nuk i trajtojmë më tej pasi konsumi i tyre mjafton vetëm me këtë kompeticion.


 

Cfarë egzaktesisht do të thotë Usahh Usahh?


Usahh Usahh është një shprehje e menduar nga kompozitori i këngës Genti Lako. Kjo shprehje është dëgjuar tek filmi “Bad Boys 2” me protagonist Will Smith dhe Martin Lawrence. Njëri nga protagonistët gjatë filmit sa herë që ishte në stres, në ankth, i lodhur thoshte “Usahhh”. Ne themi “Uhhhh”, ata thonë “ Usahhh”



 

Jeni shumë e njohur, sidomos në Shqiperi. A ju pengon kjo njohje, për të patur një jetë normale si e bashkëmoshatarëve tuaj ?


Sigurisht që më pengon në krahasim me moshatarët e mi, por njëkohësisht jam shumë e lumtur që bëj këtë jetë.

 


Keni krijuar një imazh prej popstari, me look-un e veçante, trupën e baletit, një menaxher dhe një kompozitor që me vëmendje dhe seriozitet seleksionon këngët tuaja. Si ja keni arritur këtë pasi shumë artistë ende ankohen për mungesën e një stafi këshillues.


E gjithë kjo përzgjedhje vjen si fillim nga familja ime të cilët kanë gjetur elementët më të veçantë krijues, për të mbështetur karrierën time artistike.


 

16- Duke ju falenderuar për intervistën, besoj se më mbetet veç t’ju uroj “Shihemi në Eurovision 2008” : )


Faleminderit për intervistën dhe urimin për Eurovision 2008, pasi me të vërtetë është synimi im!


Pergatiti: 

Elbino ©  06/2007

No comments

Powered by Blogger.