Header Ads

Zonja dhe zotërinj - Besa! - Intervistë



Emri i Beses filloi te degjohej ne qarqet muzikore, pak vite me pare, kur ajo debutoi ne festivalin “Mikrofoni i arte” dhe fitoi cmimin e pare te ketij festivali.  E cfare ka per tu habitur? Asgje, pervec faktit qe festivali eshte nen pronesine e familjes se Beses. Kaq mjaftoi, per te spekuluar rreth fitimit, nese e meritonte apo jo etj, duke lene ne harrese kengen dhe te verteten se ne ate edicion kenga e saj mund te ishte me e mira. Cdo menaxher muzikor do ju thoshte, qe te fitosh festivalin “tend” eshte nje zgjidhje e gabuar, por Besa vendosi ti provonte gjithkujt te kunderten. Ajo u rikthye nje vit me pas po tek “Mikrofoni i arte”, me nje kenge akoma me te mire  “Zonja dhe zoterinj”, e cila u be nje hit ne Shqipe e qe shume shpejt do hapte rrugen per nje album dhe nje video te hitit me te ri “Si motra”. Me pas filloi te kendoj drejtpersedrejti ne shume koncerte, celi MTV EXIT ne Vlore e po pergatit nje album te dyte. Blla Blla Blla! E di cfare po mendoni…Prindrit e saj vazhdojne te jene biznesmene te suksesshem, por leku nuk blen talentin ok! 



Besa pershendetje! Se pari urime per albumin e ri i cili titullohet po "Besa". Shumica e artisteve te cilet i vendosin emrin e tyre albumit qe  nxjerrin ne tregun muzikor, e bejne kete per te treguar apo larguar veten e tyre nga nje imazh qe i eshte servirur publikut. Pershembull Janet Jackson publikoi "Janet" duke treguar se nuk ishte me motra e Michael Jackson,Britney per te treguar qe nuk eshte nje sensacion 15 minutesh apo nje tjeter figure ne morine e bjondeve ne muziken pop. Po stetamenti juaj cili eshte?


 Besa: "Gjithcka deri me tani nga Besa". 


OK, te tregohem i sinqerte nuk di shume rreth jush.Di qe jetoni e studioni ne Angli, jeni vajza e nje biznesmeni te njohur ne Shqiperi, keni  fituar "Mikrofonin e Arte", keni nje kenge shume cool "Zonja dhe zoterinj" dhe sapo keni publikuar albumin e ri. Me tregoni dicka me teper rreth Beses…


Kam lindur ne 29.05.1986 ne Fier. Me origjine jam nga Qeparoi i Himares, por jam rritur ne Tirane. Kam studiuar perreth 3 vjet ne Angli ku perfundova gjimnazin.Ne perfundim te tij u ktheva ne Shqiperi dhe nisa projektin per realizimin e albumit tim te pare.Aktualisht kam filluar punen per albumin e dyte dhe njekohesisht vazhdoj shkollen e larte per administrim biznesi. 


Luku juaj ne videon e fundit eshte teresisht ndryshe, mua me pelqen me teper se i meparshmi. Si erdhi dhe kush ju ndihmoi ne kete ndryshim?


Askush ne vecanti, veshjet i perzgjodha vete ndersa rolin e konsulentes ia kam besuar nenes time. 


Cilet keni stiliste te preferuar?


Roberto Cavalli, Dolce&Gabbana, Miss 60, Diesel, Versace, Channel, Dior por miss 60 always....



Ne videon e "Si motra" bien ne sy dukshem bizhuterite e shumta, po mendoj se i keni te preferuarat tuaja. Sa kushton bizhuteria me e shtrenjte qe zoteroni?


 390 Euro 


E dini qe zeri juaj me ngjason ndonjehere me ate te Rovena Stefes? E keni vene re kete ose a ju a kane thene edhe te tjere apo nuk jam ne rregull une?


Kete nuk ma kane thene ndonjehere.Nuk besoj, Rovena ka ze shume te bukur por qe nuk ka aspak ngjashmeri me zerin tim.


Pra nuk jam ne rregull une. Faleminderit! Hahahaha! Prindrit tuaj jane biznesmene mjaft te njohur ne Shqiperi, tani edhe ju jeni e njohur...Cfare sekreti ka zbuluar familja juaj, qe ka gjetur kaq sukses?


Ka nje sekret qe nuk perben tamam nje sekret...Ne te gjithe punojme... shume madje... ky eshte kyci... 


Me qe ra fjala tek prindrit dhe suksesi...e degjoni emisionin e babait tuaj (Koco Kokedhima) ne radio "Si te behesh milioner”? Nese po cila eshte keshilla me e mire qe keni marre?


Emisionin e kam ndjekur dhe keshilla me e mire qe kam marre eshte; 'Punoni me zgjuarsi, vertetesi, dhe ndershmeri' si dhe 'Do te beheni aq i suksesshem sa vertet doni qe te beheni' 


Me fal se te lodha duke te pyetur per prindrit. Le te kthehemi tek kenga. "Zonja dhe zoterinj" eshte nje kenge qe e kam shume shume qejf.Ajo cka me pelqen me teper eshte fragmenti " Hej ti  (nuk jam i sigurt ketu me  duket se thoni PUCI?) i vogel A di se c'te punoj!" me duket sikur e thoni me gjithe shpirt. Thuaj te verteten a ka ndonje "histori" mbas kesaj kenge apo eshte thjeshte bazuar ne eksperiencat e pergjithshme? 


Nuk bazohet ne asnje histori ne fakt. Sekreti i kengetarit qendron tek interpretimi!



Perse zgjodhet nje kenge me motive dibrane per te perfaqesuar albumin?


Ishte kenga qe me pelqeu me shume nga gjithe materialet e mia te reja. Kishte ritem, jete, dashuri dhe perjetim...


Sapo jeni kthyer nga koncerti i MTV EXIT, ku ju ishit dhe artistja qe hapi koncertin. Si ja kaluat atje? 15 mije veta wow!


Ishte nje eksperience e vecante hapja e koncertit te MTV EXIT megjithese gjithmone kam menduar per sukses qe kap permasa te tilla...Takova e njoha artiste te mrekullueshem me fame nderkombetare, perjetova entuziazmin e asaj mbremjeje! Nje eksperience dhe kenaqesi e rralle...


A do te vazhdoni me koncertet? Ndoshta nje turne ne Shqiperi e Kosove apo Maqedoni?


 Kam qene ne disa koncerte ne qytete si Durres, Fier, Vlore, Sarande, Ksamil dhe do vazhdoj te shkoj ne te gjithe vendin , rajonin e me gjere...


Besa faleminderit per kohen qe na ofruat, urime me albumin dhe gjithe te mirat!


Kenaqesia ishte imja.


Pergatiti: Elbino © Tetor 2006

No comments

Powered by Blogger.