Header Ads

Arbana Osmani - Intervistë


Arbana mund te mos e kete vene re,por ajo eshte ndoshta e vetmja femer ne Shqipe qe ka drejtuar per kater edicione te njepasnjeshme nje festival te rendesishem muzike. Ne dhjete vitet e fundit,prezenca e femrave ne ekranin e televizorit, jo vetem qe eshte shtuar,por femrat tash po drejtojne edhe disa prej programeve me te njohura ne vend,qe dikur drejtoheshin prej meshkujve.Gerta,Rudina Xhunga,Rudina Magjistari,Arbana,Alketa,Mirjeta Ngjela etj jo vetem kane bere te mundur qe nje femer ne skene, te mos shihet me si nje statuje e bukur  perkrah nje prezantuesi por, edhe i kane thene “ciao ciao” partnereve. Jave perpara nates finale te TopFest, ne biseduam me Arbanen ne lidhje me te rejat e ketij festivali,projektet e ardheshme dhe Dolce Gabbana : )


Elbino:Hey Arbana! Me vjen mire qe patem mundesine te takoheshim ne Nju Jork.Si ju shkoi vizita ketu dhe cfare te rejash kemi nga juve pergjat ketyre muajve (janar-maj)?


Arbana:Vizita e  fundit ne New York  shkoi jashtezakonisht mire. Ishte nje kenaqesi e vecante te  shikoje tre vajza  shqiptare ne nje   konkurs prestigjoz mode  sic eshte "Ford's Supermodel of The World" dhe pervec kesaj Nju Jorku eshte vertet shume inspirues. Ishte  udhetimi perfekt per frymezim para se te nisja nje  periudhe tejet te ngjeshur pune ne Shqiperi. Gjate ketyre muajve une kam realizuar paralelisht tre projekte, dy prej te cilave ne Tv. “TopFest”, festivali i perditshem tek i cili une jam as/regjizore dhe prezantuese dhe Top show  tek i cili jam bashke drejtuese me Alban Dudushin. Ndersa ne Top Albania Radio prej disa muajsh une ka programin tim “Radio Cinema” i cili   me jep  nje kenaqesi te vecante  duke qene se kinemaja eshte nje tjeter pasion imi.


 Edicioni i katert i TopFest dhe viti i katert i juaji si drejtuese e ketij festivali.Si ndiheni?


Ndihem e  vleresuar. Sinqerisht nuk besoja te isha edhe kete  vit ne  kete pozicion, por drejtuesit ngulen kembe dhe une nuk kisha  si te mos ndihesha e perkedhelur nga kjo gje. Te jesh pjese e TopFest eshte nje privilegj dhe nje kenaqesi e madhe.

 

Kete vit keni partner ne vend te Albanit, Ledjonin.Perse ndodhi ky ndryshim dhe a do te vazhdoje Ledjoni te drejtoj festivalin se bashku me ju edhe ne edicionet e ardhshme apo vetem kete  vit?


Albani  pervecse  kolegu im eshte edhe nje nga miqte e mi me te mire, me te cilin jam ndjer shume  komode  ne prezantim. E njejta gje me Ledioin, por se kush  do te jete ne finale nga ata te dy nuk  jua them.

 

Pervec partnerit tuaj,cfare te reje tjeter do kete ne TopFest4 ?


Top Fest eshte " e reja" vete. Me  shume se kenge te  bukura te reja cfare doni me? Bej shaka. Kete vit pervec artisteve qe  do te ngjiten ne skene per te interpretuar a per te terhqur  cmime  do te jene edhe personazhe te njohur te botes se artit dhe sportit te cilet jane padiskutim me te dashurit,  sidomos nga te rinjte.

 




E di qe ju pelqen Dolce & Gabbana, po ne finalen e TopFest cfare do vishni?


Hahaha, e beson qe ende nuke  di? Ndoshta D&G, ndoshta Cavalli, keto jane stilistet qe bejne veshje "alla Top Fest", por nuk preokupohem shume duke qene se ashtu si  ne cdo puntate te TopFest edhe ne naten finale BAZAART  do te mendoje per te gjitha veshjet e  mia.

 

Eshte bere mese normale qe emrat e  fituesve te festivaleve ne Shqipe, te publikohen perpara shpalljes zyrtare. Keni frike se nje gje e tille mund te ndodh edhe me TopFest?


Kjo gje mund te ndodhe SIDOMOS ne TopFest ku koha  ka treguar se kenget qe kane marre  cmime kane qene ne sintoni perfekte me preferencat e  publikut. Kjo gje nuk me shqeteson aspak!


 A eshte diskutuar ndonjehere prej organizatoreve, qe TopFest te kerkoj apo blej te drejten per perfaqsimin e Shqiperise ne “Eurovizion”?


Jo. Me gjithe respektin qe kam per”Eurovizionin”, TopFest eshte konceptuar qe nga fillimi dhe vazhdon te jete nje festival teresisht ndryshe nga  Eurovizioni. Ne kohen kur TopFest 2 e  fitoi Alban Skenderaj shtypi shkroi gjate lidhur me deshriren qe kishin te gjithe  shqiptaret qe ai te na perfaqesonte ne Eurovizion me kengen e  Top Fest. Personalisht nuk e deshiroja kete gje, ndoshta  se nuk me pelqen ai lloj kompeticioni...

 

Kam vene re me shume rrok kete vit ne TopFest biles edhe artist si Besa dhe Berkani prezantohen me kenge pop-rrok.A po ndodh nje rikthim i muzikes rrok ne Shqiperi si rryma me e preferuar e momentit? 


Mua me vjen mire qe ka me shume pop/rock kete vit, jo se une jam fanse  e rockut por sepse kjo prurje  vjen si pasoje e asaj qe po ndodh neper bote. Playlistat boterore  tregojne se  rroku po rikthehet ne mode  dhe eshte vlere  qe nje gje e tille reflektohet edhe ne muziken shqiptare.





Duke pasur parasysh qe ju jeni ne kontakt te perditshem si me artistet ashtu dhe me spektatorin./telespektatorin. Cilet mendoni se jane artistet me te kerkuar ne Shqiperi?


Artistet me te kerkuar jane ata qe dalin ne naten finale te Top Fest, jane ata kenget e te cileve  degjohen  disa here ne dite ne radio, jane ata te cilet sulmohen nga fansat. Shihni  finalen e 27 majit dhe  do ta kuptoni vete se  cilet jane.

 

Ne fillimet e televizioneve private,programet kryesisht drejtoheshin nga meshkujt.Sot, shume prej programeve me popullore drejtohen nga femrat.Cfare ka ndryshuar? Femrat jane bere me te guximshme  ndoshta, ose i kane  fituar keto hapesira fale zotesise me shume se bukurise?


Kjo pyetje me beri te mendoj  programet  qe drejtohen nga femrat  dhe fatkesisht me vjen ne mend vetem “Shqip” nga Rudina Xhunga. E vleresoj vertet si te vetmen femer  e cila ka arritur te jete e dashur dhe popullore fale mprehtesise dhe thjeshtesise  qe e karakterizon. 


 Pas kaq vitesh ne TopChannel mund te them me siguri se ju jeni shnderruar ne “perfaqsuesen” e programeve rinore te ketij kanali.TopFest,Selekt,SuperModel of the World etj.Pas TopFest, cili do te jete projekti i rradhes per Arbanen?


Pas  finales se Top Fest patjeter  disa jave pushime ne det, dhe pastaj  do te vazhdoj studimet per regji  filmi. Ne sezonin e  ri  televiziv ndoshta nuk do te jem prezente ne ekran me te njejtin fluks, por qe gjithesesi duke punuar per projekte te reja qe i kam shume perzemer!

 

Pergatiti: Elbino © 05/2007


No comments

Powered by Blogger.