Header Ads

Erleta Hoti eshte HOT!





E shihni çdo jave ne RTK si prezantuese, por jo per shume kohe, ne intervisten tone Erieta tregon se ne planet e ardheshme synon politiken.Zoti Rugova ki kujdes!


Elbino:Ok. Ne dy tre-fjali kush eshte Erieta?

Erleta Hoti- e lindur dhe rritur ketu pa levritur nga Prishtina. Ne Televizionin e Kosoves punoj prej vitit 2001. Atehere kam udhehequr 2 edicione ne jave te emisionit muzikor-argetues “Fundjava me ne”. Kurse, tani meqe edhe jam ne perfundim te studimeve ne Departamentin e Shkencave Politike kam reduktuar paksa punen dhe udheheqi vetem toplisten apo emisionin Top RTK.


Çfare e keni Namik Hotin?

Kush eshte ky?

Themeluesi i Partise Ekologjike Shqiptare…diçka e tille…

Hahahaha. Jo nuk e njoh.

Si behet pak a shume percaktimi i renditjes se 20 kengeve me te mira te javes ne emisionin tuaj?


Se pari kenget qe seleksionoheshin per te hyre ne topliste propozoheshin nga ana e teleshikuesve. Mirepo, pasi ketu tek publiku kosovar e shqiptar (edhe pse nuk jemi edhe aq ne numer) kemi nje shije shuuume te zgjeruar dhe kerkesat vinin nga me te ndryshmet.Duke insistuar keshtu qe toplisten me karakter rinor ta shndrrojme ne popullore ose ndonje zhaner tjeter, atehere vendosem qe kenget te cilat inkuadrohen ne topliste te percaktoheshin vetem nga ana e redaksise muzikore te Televizionit. Keshtu qe tani kujdesemi qe keto kenge te jene vetem nga zhanret rok, rap, hip hop, balada te ndryshme ose tek tuk ndonje kenge popullore e perpunuar me ritme moderne.

Cilat jane 5 kenget qe preferon me shume nga ato qe jane transmetuar ne emisionin tuaj?

-Down Town "Qika e Mihanes"
-Vjollca Robelli "Ajo"
-Eneda Tarifa "Do te iku larg"
-West side family "Mesazh"
-Eliza Hoxha "Ne endrrat e mia"

A ka Erleta te dashur?

Hmmm jo per momentin.....jo edhe aq fat ne aspektin emocional. Te them te drejten, ndjehem me mire dhe e lire keshtu e vetme.

Nuk diheni e vetmuar?

Jo, nuk ndihem. Meqe, qe jam i vetmi femije ne familje dhe nga femijeria jam mesuar ta kaloj pjesen me te madhe te kohes vet.

Nese xhaxhi fati po na degjon dhe vendos ti dergoj Herletes nje djale si duhet te jete ky djale?

Hahahaha. Do doja nje djale qe i ka te gjitha pamjes, paraqitjen skenike, inteligjencen etj Une jam nga ato vajza qe nuk dua thjehst vetem bukurine e shpirtit por edhe te paraqitjes.

Jemi duke bere nje rradhitje te 20 kengetareve shqiptare me seksi, cili eshte mendimi juaj?

Per mendimin tim me seksi eshte Adelina Ismajli dhe shume origjinale.

Po kengetari me seksi?

Hmm... me ke zene ngusht, permendma ndonje kengetar te bukur ndoshta ja qellon se s’po me kujtohen

Aleksander Gjoka ?

Ai ka qene i adhuruari i gjyshes sime.Po nuk di, sepse ne kemi shume pak kengetar shqiptare dhe ata s’para jane seksi.

O.k. zgjidh nje te huaj.


Justin timberlake.

Çfare projekti ke per te ardhmen do te besh ndonje emision tjeter pervec TOP RTK ?

Se pari planifikoj ta perfundoj sivjet fakultetin. Nje vit pastaj pauze dhe te hulumtoj ne lidhje me bursat per specializim. E kur te kthehem shpresoj te kaloj nga emisionet muzikore ne ato politike.

Politike? Uau! Cfare ben nje bukuroshe si ty ne shkencat politike?

Jam rritur ne nje rreth familjar ku gjithnje ceshtje primare ka qene situata politike e vendit.
Poashtu edhe nena edhe babai jane marrur me politike. Pra, thjeshte me ka hyre ne gjak dhe kam qene e interesuar gjithnje per te.

Cilin pelqen nga politikanet shqiptare?

Hmm..... nga te Kosoves çmoj me se shumti Edita Tahirin. Kurse, ne Shqiperi me ka lene mbresa te vecanta Edi Rama

Thjesht emisione politike apo ndoshta edhe karriere politike? Presidente e Kosoves?

Haahahha! Po te kisha dashur te behem presidente nuk me ishin nevojitur fare studimet per politike. Fisheri per shembull, ka punuar si shofer e me pastaj eshte bere minister. Kam deshire te behem analiste politike dhe te udheheq ndonje emision, si psh. Hard Talk ne BBC. Shpresoj te me permbushet kjo deshire.

E per ta mbyllur intervisten ju lutem nje pershendetje per lexuesit e Albaniac!

Te falenderoj se pari per interesimin dhe poashtu per kete web-faqe te shkelqyer qe po na e ofroni. Poashtu lexuesit i pershendes me urim qe...T'ju lexojme sa me shume.

Intervistoi:Elbino. ©Albanyac 2006

No comments

Powered by Blogger.