Header Ads

NORIELLA - everything but the ending - INTERVISTË




Cherry Wine nga Noriella është një këngë që po e dëgjoja disa ditë rresht dhe mu bë aq fiksim sa kërkova të mësoja më shumë rreth saj. Imagjinoni sa u surprizova kur mësova që ishte shqiptare! E ata që më njohin e dinë mirë që një prej fiksimeve të mija më të mëdhaja është kur dy universet paralele: muzikore dhe shqiptare përfundojnë në një vijë. Noriella është marrë me aktrim, modelim, kërcim dhe muzikë që në fëmijërinë e saj. Së fundmi, në muajin maj ajo ka publikuar EP debutuese - everything but the ending, i cili është fantastik! Këngët e shkruara nga vetë Noriella, siç tregon kantautorja, janë personale nga momente të jetës të cilat duket qartë që ajo do donte ti rikthehej sërisht. Është një EP i formuluar shumë mirë sa muzikalisht po aq edhe lirikisht,  duke u prezantuar me gjashtë këngë, si një histori e plotë ndjenjash, kujtimesh…e gjithçkaje tjetër… përveç fundit.


Urime për EP-në debutuese! Si po ndihesh? Publikimi i një projekti të parë mund të jetë emocionues, por edhe pak i frikshëm. Si u ndieve në momentin që doli?


Faleminderit shumë! Në momentin që u publikua, ndihesha e mbushur me lumturi dhe mirënjohje. Ky projekt i vogël do të thotë gjithçka për mua. Çdo këngë mban një pjesë të zemrës sime, dhe kam derdhur shumë dashuri, ndjeshmëri dhe pasion gjatë krijimit të tij. Jam thjesht e lumtur që më në fund u publikua dhe mund ta dëgjojnë të gjithë!


Nuk e di as vetë si përfundova në profilin tënd në Spotify, por jam kaq i lumtur që ndodhi! Nuk pushoja së dëgjuari Cherry Wine — me të cilën, me që ra fjala, jam i fiksuar — pastaj kërkova më shumë për ty dhe thashë: Ajo qenka shqiptare?! Duhet patjetër të shkruaj për të!

Wow, faleminderit pafund, kjo për mua vlen jashtëzakonisht shumë! Jam e lumtur që ke gjetur veten në Cherry Wine dhe vërtet e vlerësoj që more kohën të më kontaktosh dhe të më bësh këtë intervistë. Dhe po! Jam një vajzë shqiptare krenare, e lindur dhe rritur në New York City, prandaj emocionohem edhe më shumë kur njerëzit lidhen si me muzikën, ashtu edhe me rrënjët e mia.





E tërë EP_ja është një mood. Po e dëgjoja dhe gjithë ç’po më vinte në mendje ishte: duke e luajtur në makinë, duke e ngarë diku — kudo — nën qiellin e natës, cigaren në dorë, duke ndjerë erën… E di që tingëllon si klishe, por sinqerisht, është e vërtetë. E kam kapur drejt idenë? Apo  s’jam mirë kshu nga ndjenjat? 😅 Po ty si të bën të ndihesh kur e dëgjon?

E ke kapur fiks! Ajo pamje që përshkrove ishte pikërisht një nga ndjesitë që kisha në mendje kur e krijova. Netë vonë me makinë, xhamat hapur, duke ndjerë çdo emocion. Sinqerisht, ajo energji emocionale dhe kinematografike është fiks ajo që ndjej edhe unë kur e dëgjoj. Është dramatike në mënyrën më të mirë, dhe çdo këngë më bën të përjetoj sërish një moment që nuk më hiqej nga mendja.




Gjithashtu, më pëlqeu shumë titulli i albumit: everything but the ending. Mund të na tregosh kuptimin pas tij?

everything but the ending më dukej si i vetmi titull që mund të përshkruante këtë përmbledhje këngësh. Çdo këngë është një vështrim i shkurtër në mes të një përvoje që kam kaluar — dashuri, ndryshim, mall, rritje — momente që nuk i kam përfunduar kurrë plotësisht në tregim. Është për atë rrëmujën e bukur prej emocionesh që ndodhin para përfundimit, sepse siç thuhet gjithmonë, nuk ka të bëjë me destinacionin… por me udhëtimin.


“High on cigarette secrets / I won’t ever tell anyone”
…got me wanting to leave him?
👀 Tani, ndoshta jam pak kureshtar, por a është për atë që po mendoj? Sepse më pëlqen akoma më shumë. :)

Jam shumë e lumtur që të pëlqen! Ndoshta është, ndoshta nuk është… por ja që kjo është edhe bukuria e sekreteve, apo jo?







A do të kesh ndonjë performancë këtë vit? Duhet patjetër të vijmë!


Kjo do të thotë shumë për mua, faleminderit! Ende nuk kam ndonjë koncert të konfirmuar zyrtarisht, por do të njoftoj shumë shpejt për disa evente këtë vit. Pres me padurim që t’ju shoh atje!


Na pëlqen që je krenare për origjinën tënde. Nga cila zonë e Shqipërisë është familja jote?


Jam shumë krenare që jam shqiptare! Mami është nga Shkodra dhe babi nga Hoti, në Mal të Zi! E prejardhja, familja ime është një përbërse shumë e madhe e asaj çka unë që jam si njeri.


Këndon ndonjë këngë në shqip, apo ndoshta e shikon si mundësi për të ardhmen? Po ndonjë artist apo këngë shqiptare të preferuar? (Ju pyesim sepse e dimë që ne shqiptarët në SHBA e duam muzikën tonë!)


Më pëlqen shumë kjo pyetje! E flas shqipen, por jo aq mirë sa të ndihem e sigurt për të kënduar shqip — prandaj nuk e kam bërë ende. Por sinqerisht, do më pëlqente shumë ta provoja një ditë! Dhe po, shqiptarët i duan shumë dhe i mbështesin artistët e tyre! Artistja ime shqiptare e preferuar për momentin është Tayna — e adhuroj energjinë dhe muzikën e saj!




Tani, duhet të të pyes për këtë, sepse nuk kam parë askënd të postojë ZHANÉ! THE Zhané! Hey Mr. DJ ishte kënga HIT në fillim të viteve '90 dhe ndryshoi the game në atë kohë. Si u njohe me to? Dua të them, jam vërtet e impresionuar!


Më pëlqen që e ke kapur këtë! Zhané janë të mrekullueshëm! Gjithmonë kam qenë e fiksuar pas R&B-së së viteve '90. Në fakt, mësova për to kur isha më e vogël dhe menjëherë rashë në dashuri me tingullin e tyre! Vibrimi i tyre, vokalet, Hey Mr. DJ? Janë thjesht ikonikë.







Ti këndon, shkruan muzikë, vallëzon, aktron, modelon... je paketa e plotë! E ardhmja jote duket shumë premtuese. Ku e sheh veten në vitet e ardhshme?


Unë vërtet ndjej se ky është vetëm fillimi. Ka diçka të madhe që po vjen këtë verë, për të cilën nuk mund të flas ende, por jam shumë e emocionuar që të gjithë të shohin se çfarë kam punuar! Në vitet e ardhshme, shpresoj të jem duke bërë turne dhe të vazhdoj të ndaj muzikën time nëpër botë. Dua të krijoj momente që i bëjnë njerëzit të ndihen të parë, të fuqishëm dhe të lidhur thellësisht, ndërsa ndihen plotësisht të lirë dhe të gjallë. Ajo ndjenjë e të qënit, të jetuarit plotësisht në moment, kjo është ajo që shpresoj t'u jap të tjerëve.



Elbino ©Albanyac 06/2025





No comments

Powered by Blogger.