Header Ads

Tuna - Intervistë




Rralle ndodh, qe ne festivale mendimi i publikut dhe i jurise te perputhet. Ne TopFest askush nuk e vuri ne medyshje qe “Bileta” dhe interpretimi i Tunes ishte kenga me e arrire e ketij edicioni. Sapo eshte rikthyer ne shtepi, ende ne pune per perfundimin e albumit te saj te trete,Tuna tregon per Albaniac gjithcka rreth kenges fituese dhe maturimit te saj si artiste. Ne lidhje me ardhjen ne Amerike, na tregoi se ka frike se po te vij nuk largohet me. Ishalla! :  )


Elbino: Ku gjendeni ne keto momente dhe cfare jeni duke bere? 


TUNA:Ne keto momente jam ne shtepi.Finally `Home sweet home`.Po mundohem te gjej kenaqesine ne atmosferen familjare dhe ta ngacmoj pak qenin tim Klajdin i cili me ka bere per vete.Per momentin i pergjigjem pyetjeve tuaja...nderkohe sapo mora nje telefonate nga shoqja qe ma uroi cmimin

 

Keni fituar cmimin e kenges me te mire ne TopFest. Si eshte pritur ky lajm ne Maqedoni? 


Sot mora shume telefonata dhe urime te sinqerta.Kjo deshmon qe eshte pritur mire,te pakten ne familjen time eshte festuar.

 

A do kete dhe nje video per kengen “Bileta”. Une e permenda dhe me pare ne Albaniac; tek degjoja kengen me krijohej ne mendje dhe ideja per videon.Vertet me pelqen shume.


Hmmmm...po ta dija se ke idene do te konsultoja rreth kesaj, sepse videoja me eshte gati dhe qe para disa diteve ka filluar te transmetohet. Na rane pak si shpejt pregatitjet sepse u mundova `ta kap` momentin ideal per kengen, per mendoj qe eshte bere nje pune e mire. Ne klip po varros kujtimet e te dashurit

 

 Jeni shprehur se e ndjeni shume kete kenge dhe ne skenen e TopFest e kenduat me gjithe shpirt.A ka dicka personale apo ndonje histori te perjetuar qe ju lidh me “Bileta”?


Bileta eshte nje histori dashurie paksa me klasike per jeten time ne realitet nga ana tjeter nuk mund ta mohoj qe nuk ka asgje personale.

 

 Per kete kenge punuat me Armendin dhe Aiden qe jane cifti muzikor me i vlersuar ne Kosove e qe dhe mua me pelqejne jashte mase. Si u ndjete ne bashkepunimin me ta? 


Armendi dhe Aida jane profesioniste shume te medhenj.Ku eshte fati te ishin gjithe te tille!Jane perfeksioniste,jane te sakte ne pune,jane kreativ jashtmase dhe para se te gjithash kane nje bagazh te madh mbas vetes, gje e cila me ben te besoj shume ne punen e tyre.Jemi ne frekuanca te njejta saqe bisedat me ato nuk kane fund 

 

Sonte nga banesa jote shkoj/zbathur jam qe fqinjet mos ti zgjoj/ keto vargje me kujtojne nje fragment nga jeta ime dhe me bejne te qesh : ) Po ju keni pasur ndonje moment te tille? 


Jo,sepse kur une le, te le ne menyren me revoltuse.

 

Shume njerez e shohin fitimin e nje cmimi si nje gezim shume te madh.Personalisht dicka e tille me frikson disi. Mendoj qe sa here fiton nje cmim duhet ta justifikosh marrjen e tij e per me teper, ne festivalin e ardhshem duhet te punosh akoma me forte per te mbajtur nivelin e duhur.Krijohet nje fare detyrimi ne vetvete.Keni dhe ju te njejten djenje? Mendoni se do ju duhet te punoni dyfish tani e tutje? 


Absolutisht!Detyrimi dhe pritja ne vete eshte shume me e madhe tani.Per mua eshte me me rendesi te justifikosh cmimin para publikut dhe te lesh dicka qe do te degjohet dhe mbas disa viteve. Un do ta trefishoj punen time dhe do te kem kujdes prej tani e tutje per cdo detaj te lidhur me karieren time 

 

Kur dolet fillimisht ne skene, late pershtypjen e nje vajze rebele qe di c’kerkon dhe nuk ka frike ta fitoje ate.Kohet e fundit,ndoshta e kam une gabim,por me dukeni disi me e qete, me pak “crazy”… A eshte e gjitha kjo nje shenje pjekurie apo thjeshte nje moment ne kohe? 


Kjo eshte nje moment pjekurie ne kohe te caktuar ,se mbas gjithe kesaj ne prapavije qendron rebelizmi im qe e kam ne gjak.

 





Ju ka shkuar ndermend te konkuroni ne seleksionimin per Eurosong te Maqedonise? Dua te them…sa cool do ishte sikur te ishin dy perfaqsues shqiptare ne kete festival


Kam pasur oferte nga organizatoret dy vite me radhe dhe nuk i kam pranuar, sepse dua qe kur te hyj ne nje loje te besoj ne korektesine e saj duke pasur parasysh manipulimet qe ndodhin neper keto lloj festivalesh.Mandej dhe arsyeja tjeter eshte se, jam nje tip qe nuk i perjetoj mire humbjet aspak,nje veti te trasheguar nga babi im. Ne ate festival, fitues eshte vetem nje,keshtuqe nese ndonjeher vendos te konkuroj,me siguri do godas fort.

 

Shqiptaret e Maqedonise, po prezantohen shume suksesshem ne tregun muzikor shqiptar.Keni krijuar si te thuash nje “klan” tuajin qe prodhon vetem hite. Si i keni marredheniet me artistet e tjere,si Shpati,Big Mama,Bertani,Aadriani,Berkani etj… 


Nuk me pelqen fare kjo fjale "klan" dhe jam absolutisht kunder klaneve te formuara ne show biznesin,qofte ai ne Maqedoni ne Kosove apo Shqiperi.Ajo qe mua me gezon eshte fakti se kengetaret nga Maqedonia kane arritur shume dhe thjesht I kane servirur publikut shqiptar muzike ne profesionalizm.Maximal ne cdo aspket te mundshem... Kam raportet shume te mira me Adrianin,Shpatin,Berkanin...

 

Cfare me pelqen tek keta artiste , eshte menyra e prezantimit.Jeni shume te lirshem,gjithseicili prej jush ka stilit e tij ne te veshur,ne te kenduar,jeni shume cool. Jo  se ne Shqiperi kengetaret nuk jane te tille,por shumica jane me te sforcuar dhe disi me inferiore pa arsye. Personalisht i keni vene re keto ndryshime gjate vizitave ne Tirane apo mendoni se nuk egzistojne?


Une them qe keto dallime ekzistojne per shkak te mentaliteteve te ndryshm.Derisa ne shqiptaret e Maqedonise jemi rritur nen influencat e popujve skllav, Shqiperija ka qene e izoluar vite me radhe dhe e dirigjuar nen diktaturen e famshme te Enver Hoxhes e cila ka shkakturar stagnim te populli ne cdo aspekt.Dhe perkunder kesaj gjithcka ne Shqiperi funksionon shume mire per mendimin tim,e qe duhen edhe disa vite per ti gdhendur gjerat edhe me mire-duhen, por gjithcka me kohe.

 

 Kemi mesuar se jeni ne perpunim e siper per realizimin e albumit te ri Cfare mund te na tregoni rreth tij?


 Nuk preferoj te bej reklame te parakohshme,mendoj qe albumi do te flet per veten,i jam perkushtuar maksimalisht dhe jam munduar te sjell dicka te re,te kompletuar 





 

Sinqerisht jeni e vetmja kengetare shqiptare qe kam degjuar te merret me Yoga.Vazhdoni ende te ushtroni ? Ju ka ndihmuar per te mbajtur trupin ne forme ? 


Yogen si aktivitet e kisha te preferuar nga disa mjek me teper per arsye shendetsore sesa si  aktivitet. Si aktivitet eshte shume pasiv per nje tip si une nga ana tjeter shume relaksues per tempon e jetes qe mbaj. Me fusnin ne gjum ushtrimet dhe nuk e durova me vazhdova me kick-aerobick,pilates,xhoging...gjithcka ne koordinim ke kohen 

 

Keni marre ndonje telefonate nga Ashton Kutcher? Degjoj se keni deshire te dashuroheshit me te : )


Jo ende,me sa duket i ka qef pak vajzat me ne moshe : ) : )

 

 Kohet e fundit jeni pare shpesh e me shpesh ne Tirane.Pervec Top-Fest, a kane ndonje aryes tjeter vizitat e shpeshta? Jeni duke u pergatitur dicka tjeter ne kryeqytet? 


Vizitat e shpeshta kane qene te lidhura me aktivitete e ndryshme qe kam pasur. 


Njiheni si nje planifikuese e rregullt e jetes dhe aktiviteteve tuaja.Cilat jane planet per gjysmen tjeter te 2007?Do te na vini edhe ne Nju Jork? 


New Yorku eshte duke mi prishur planet disa vite me radhe nga oferta gjithmone jo definitive dhe joserioze,por gjithmone ka vend ne plan programin tim.Me kan thene qe eshte per shijen time dhe kam frike mos valle kur vij te mbetem pergjithmone.


Pergatiti: Elbino © 06/2007

No comments

Powered by Blogger.