Header Ads

INTERVISTË - GIMI

 



Gimi është një këngëtar shqiptar nga Kosova, i cili është rritur dhe jeton në Danimarkë së bashku me familjen e tij. Ai tërhoqi vëmendjen tonë për herë të parë në vitin 2016 me publikimin e këngës In Case We Die. Pothuajse dhjetë vjet më vonë, ai ka krijuar një emër në skenën lokale, ka bërë që të shkruhet për të në publikime të njohura si revista Paper, ka publikuar një EP me titull Polari dhe këtë javë sjell albumin e ri The Greatest Hits.

Nëse ju pëlqejnë ritmet elektro-pop, tekstet ngacmuese me pak sarkazëm dhe dëshironi të kërceni, ky album është për ju. Duke filluar nga data 7 nëntor, mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore.

  

 


Përshëndetje Gimi, si ke qenë! Ka kaluar kaq shumë kohë nga hera e fundit që kemi folur. Më duket në 2016-ën mos gaboj? Më bëhet qejfi që je rikthyer dhe në formë më të mirë se kurrë!


Heeeej, jam shumë mirë, faleminderit! Po, ka kaluar vërtet shuuuuumë kohë, dhe është e çmenduri të mendosh që Albanyac më ka mbështetur që prej fillimit. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Nuk po më besohet që ka qenë në 2016-ën, kur dhe publikova këngëzën time të parë në SoundCloud hahaha!

Ke publikuar disa single këtë vit dhe tani ke një album të ri që del më 7 nëntor, kështu që duket se po “i futesh” muzikës me gjithë forcë këtë vit dhe në 2026!


Yeah, kam publikuar single gjatë gjithë vitit dhe më në fund ka ardhur koha për albumin tim të parë ‘Greatest Hits’! Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres që ta dëgjoni!

A do të jetë ky album ndryshe nga “Polari” apo punët e tua të mëparshme, apo do të mbetesh besnik ndaj tingullit dhe teksteve të tua?


Krahasuar me EP-në time të parë, ‘Polari’, do të thosha që në ‘Greatest Hits’ jam më i sinqertë dhe më vetvetja se kurrë. Në aspektin muzikor, jam gjithmonë duke evoluar, dhe doja të shtyja kufijtë e mi me këtë projekt. Ndërsa thelbi prodhimtarisë sime mbetet pop-i, nuk doja të kufizohesha në një zhanër të vetëm. Në album do të gjeni gjithçka – nga momente ritmike të forta, ritme klubi me përzierje ballkanike në ‘DADDY’, te ndjesi hyperpop në ‘I LIKE U’, dhe madje ndikime të dukshme nga RnB dhe UK garage i viteve ‘90 në ‘Communicate it’.

Duke folur për tekstet – duken shumë personale dhe të detajuara. Më pëlqen, për shembull, vargu I’ve been waiting since you said ‘hey’ at Elina’s party/ now I want you to stay/I Like U. Të bën të ndihesh si pjesë e teksit, e asaj që po përshkruhet. Çfarë ndodhi në festën e Elinës? Kush është Elina? Thuaji që dua të vij në festën e saj, hahaa!


Hahahaha po, më bëre të qesh që e përmende atë varg! Pra, Elina është shoqja ime më e mirë, të cilën e takova kur jetoja në Londër. Jetonim bashkë dhe organizonim festa në banesën tonë në East London. Gjithmonë bëheshin rrëmujë, por ishin shumë argëtuese. Kënga është si një dedikim për të dhe për atë periudhë që kaluam bashkë. Ajo gjithashtu ka bashkëshkruar këngën ‘crazy ex-boyfriend’ nga albumi. Është fantastike!




Kopertinat e projekteve të tua janë bërë mjaft provokuese me kalimin e viteve. Ajo për Daddy? Dhe ajo për I Like U! Nuk mundem haaaa! Si reagojnë njerëzit ndaj tyre?


Çfarë do të thuash me “provokuese”??? Hahaha jo jo, e kuptoj. Me vizualet doja të eksploroja idenë e fantazisë dhe imagjinatës. Kur bëhet fjalë për seksualitetin, mendoj se fantazia është pothuajse gjithmonë më emocionuese se realiteti. Sepse në fantazi, ti je zot i vetes, ti vendos si rrjedh historia. Me mënyrën si është prerë imazhi në kopertinë, edhe pse është sugjestiv, lë hapësirë për shikuesin të krijojë historinë dhe fantazinë e vet përtej kufijve të fotos. Përveç ndonjë tipi të ‘etur’ që më futet në DM, reagimet kanë qenë shumë të mira.

E di që je rritur në Danimarkë, por mund të na tregosh diçka më shumë për fëmijërinë tënde dhe si u përfshive në muzikë?


Prindërit e mi kosovarë na detyruan të gjithëve (mua dhe dy motrave) të merrnim mësime muzike hahaha. Ishin shumë këmbëngulës që të provonim hobi të ndryshme për të parë çfarë na pëlqente. Kështu që fillova në një klasë ‘ritmi dhe perkusionesh’ me plot fëmijë të tjerë kur isha rreth 6 vjeç. Pastaj fillova mësimet e basit – mos më pyet pse zgjodha basin si instrumentin tim kryesor, ndoshta më dukej instrumenti më “djalosh”, dhe duket qartë që kam dashur me kompensu hahaha!
Por, yeah ishte diçka që më bëri më pas të filloja leksione kitare e pianoje... Megjithatë gjithmonë doja të këndoja dhe të shkruaja këngë – e bëja fshehurazi në shtëpi. Isha basisti në bandën e shkollës, dhe një ditë mamaja i kishte thënë mësuesit të muzikës që unë këndoja gjithmonë në shtëpi dhe donte të dinte nëse kisha vërtet potencial apo I dukej asaj ashtu vetëm se ishte nëna ime.
Pikërisht atë javë këngëtari kryesor i bandës kishte dhënë dorëheqjen, dhe mësuesi më kërkoi ta provoja. E mbaj mend emocionin dhe ankthin e herës së parë që këndova në mikrofon. Ia kam borxh mamit që më shtyu drejt muzikës dhe që më ka mbështetur gjithmonë – nuk e di ku do të isha nëse ajo nuk do e kishte shtyrë këtë djalosh të vogël e të turpshëm që të ndiqte ëndrrat e tij.

A e ndjek skenën muzikore shqiptare? Çfarë mendon për të?


Po, padyshim! Mendoj që është shumë interesante. Jam rritur me muzikë shqiptare dhe më pëlqen shumë si po përparon skena muzikore shqiptare dhe sesi po eksperimentojnë artistët shqiptarë me zhanre të ndryshme dhe mënyrën e tyre të të shprehurit.

Ndonjë artist shqiptar që po dëgjon momentalisht?


Mendoj që Sahati është shumë interesante. Kemi performuar bashkë në Prishtinë vitin e kaluar dhe është super e talentuar. Ka edhe një producente shqiptare nga Kosova e cila jeton në Berlin, quhet Lisa Kida, dhe jam i dashuruar me tingujt e saj – mendoj se shumë shpejt do të jetë në ‘buzët’ e të gjithëve. Dhe sigurisht, OG-ja, mbretëresha ime: Adelina Ismaili! Do të mbetet gjithmonë artistja ime e preferuar. Së fundmi bëra një version të këngës së saj ‘Shko n’R.S’ në TikTok dhe ajo e komentoi dhe e rishpërndau! Kur të them që isha gati të qaja!!!





Momentalisht tregu evropian i muzikës më duket pak i çuditshëm. Nuk duket sikur ka më pop-stars evropianë si dikur – kishim artistë nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Italia, Rumania, Rusia etj., ndërsa tani duket sikur të gjithë të famshmit evropianë dalin përmes SHBA-ve. Pse mendon se po ndodh kjo?


Mendoj se skena muzikore në mbarë botën është bërë shumë e “nacionalizuar”. Çdo vend ka artistët e vet, por industria i shtyn vetëm në nivel kombëtar, nëse mund ta them kështu. Për shembull, me Spotify – sepse unë banoj në Danimarkë, muzika ime promovohet kryesisht këtu. Çdo treg muzikor promovon artistët vendas. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse ndodh. Kemi kaq shumë pop-stars evropianë por ndoshta, thjesht nuk dëgjojmë aq shumë për ta sa më parë.

A ke planifikuar ndonjë koncert për albumin e ri?


Po, koncerti im i radhës do të jetë në Londër më 28 nëntor në HWK në Hackney. Turn up!!!

Ke menduar të mbash koncert në Kosovë ose Shqipëri?


Nuk kam performuar asnjëherë në Shqipëri! Por do të doja shumë! Do të doja të bëja më shumë koncerte edhe në Kosovë – kam bërë disa në Prishtinë, por do të doja të rikthehesha. Do të ishte shumë cool sikur të performoja në Sunny Hill! Hit me up Sunny Hill <3

Duke të uruar që ta kalosh sa më mirë në festën e publikimit të albumit më 7 nëntor, para se ta mbyllim këtë intervistë duhet ta di: nëse nuk e vrave burrin tënd, kush e vrau atë? 👅😂


Hahahahaha, nuk e di!! Thjesht vdiq në mënyrë misterioze! Nuk e helmova, të betohem. Më mungon çdo ditë, por jam i lumtur që më la mjaftueshëm para në testament për të ndjekur ëndrrën time – të bëhem ylli i ardhshëm kosovaro-shqiptar i pop-it <3

Faleminderit!


Intervistoi: Elbino
Albanyac @ 11/2025




 

 


No comments

Powered by Blogger.